Is this your app? Claim this page to add your own description, links and contact info. It's free. →
Version
1.0.0
Size
9.99 Mb
Updated
9 years ago
Released
27 Mar 2014
Description
Aplikacioni “Adem Ramadani” i interpretuesit të mirënjohur nga Maqedonia, në një aplikacion të shumëkërkuar me të gjitha albumet dhe ilahitë e tij në një vend. Aplikacioni vazhdimisht do të freskohet me interpretime të reja in shaa Allah. Ky aplikacion u zhvillua nga Qendra Islamike Sheikh Albani me seli ne Sydney, Australi.
Për më shumë informata vizitoni web faqen adem-ramadani.com.
Biografia
Adem Ramadani i cili tani më njihet si një ndër interpretuesit më të mirë të këngëve (pa instrumente muzikore), e që te myslimanët njihen si ilahi, ka arritur që të jetë i dashur, për të gjithë myslimanët anë e mbanë botës.
Për ata që nuk kanë informacion, të përkujtojmë se Ademi pas përfundimit të Shkollës fillore dhe të mesme, përfundoi Fakultetin Pedagogjik. Të kënduarit ishte pasion i tij qysh nga vegjëlia. Qysh si fëmijë, madje para se të fillonte shkollën fillore, filloi të këndojë këngë folklorike, duke i kënduat trimave dhe atdheut.
Kontakti i tij i parë me fenë islame ishte në vitet 1990-1991 nëpërmjet disa artikujve. Vlen të përmendim se libri i parë fetarë që lexoi Adem Ramadani, ishte “Rijadul Salihin” (përmbledhje e haditheve), libër që kishte lënë gjurmë të mëdha tek ai. Ky libër e kishte shtyrë të mendonte se një ditë do të duhej të fillonte të zbatojë mësimet islame në tërësi. “Bindja nuk më shkrepi menjëherë. Ajo u zhvillua ngadalë nëpërmjet leximit, studimit dhe praktikimit gradual të mësimeve islame”, rrëfen Adem Ramadani. Ideja për të nxjerrë një album me ilahi i kishte lindur edhe më herët, por nuk mund ta pranonte që në të njëjtën kohë të këndonte me instrumente muzikore, e nga ana tjetër të interpretonte dhe ilahi, ku këndohej për Allahun, Pejgamberin (sal-Allahu alejhi ve sel-lem).
Pikërisht nga kjo pikënisje ai vendosi që të braktisë muzikën dhe të merret me këndimin e ilahive. Viti 2004 ishte dasma e fundit në të cilën do të këndonte Adem Ramadani. Ishte kohë kthese në jetën e tij. Në zemrën e Ademit shndritën rrezet e diellit islam. Tashmë, ai përfundimisht filloi karrierën e tij si këngëtar i ilahive dhe praktikues i denjë i islamit.
Albumi i parë i tij me ilahi, “Të duhemi për Allah”, solli dhe gëzimin e parë te besimtarët dhe te vet Ademi. Jo zyrtarisht flitet se vetëm në Kosovë janë shitur mbi 50,000 kopje, në Maqedoni 15,000 e në diasporë shumë më tepër. Nga ilahit që ka interpretuar Ademi arriti që të bëjë dhe disa video klipe, të cilët në mungesë të klipeve të reja, edhe sot shikohen nga një numër i madh i fansave të ilative të tij. Albumet që pasuan ishin “Duaja e nënës”, Vjen Pranvera”, “Jetim me babë e nënë”, “Fukaraja”. Albumi i fundit i Adem Ramadanit u lansua ne korrik te vitit 2011, i cili si te gjithë të tjerët u pranua me shumë dëshirë dhe entuziazëm te publiku i gjërë mysliman. Albumi i titulluar “Kjo dynja si bora n’diell”, solli 8 ilahi të reja, ndërsa vlen të përmendet si më të dëgjuara ishin “Biseda me nefsin”, “Kjo dynja si bora ndiell”, “Dera e huaj me 7 dryna”, etj.
Me këtë bagazh të ilahive, Ademi shumë shpejt bëhet një ndër figurat më të kërkuara në tribuna, koncerte, mbrëmje dhe tubime të ndryshme fetare në vend dhe jashtë tij. Vlen të përmendim se këtë vit ai ishte prezentë në Konferencën Islamike që u zhvillua në Zvicër, duke qenë nga të ftuarit special, e ku mori pjesë dhe Meshari Rashid Al Afasi.
Estimates
Availability
Devices
iPhone3GS
iPhone4
iPodTouchFourthGen
iPad2Wifi
iPad23G
iPhone4S
iPadThirdGen
iPadThirdGen4G
iPhone5
iPodTouchFifthGen
iPadFourthGen
iPadFourthGen4G
iPadMini
iPadMini4G
iPhone5c
iPhone5s
iPadAir
iPadAirCellular
iPadMiniRetina
iPadMiniRetinaCellular
iPhone6
iPhone6Plus
iPadAir2
iPadAir2Cellular
iPadMini3
iPadMini3Cellular
iPodTouchSixthGen
iPhone6s
iPhone6sPlus
iPadMini4
iPadMini4Cellular
iPadPro
iPadProCellular
iPadPro97
iPadPro97Cellular
iPhoneSE
iPhone7
iPhone7Plus
iPad611
iPad612
iPad71
iPad72
iPad73
iPad74
iPhone8
iPhone8Plus
iPhoneX
Pricing by country
| Country | Price |
|---|---|
| Canada | 3.99 CAD |
| China | 18 CNY |
| France | 3.49 EUR |
| Germany | 3.49 EUR |
| Italy | 3.49 EUR |
| Netherlands | 3.49 EUR |
| Portugal | 3.49 EUR |
| Spain | 3.49 EUR |
| Poland | 3.49 EUR |
| UK | 2.99 GBP |
| India | 249 INR |
| Japan | 360 JPY |
| Poland | 13.99 PLN |
| Russia | 229 RUB |
| Turkey | 12.99 TRY |
| USA | 2.99 USD |
| Korea, Republic Of | 3.29 USD |
| Ukraine | 2.99 USD |